Si punoj

Procesi im është i thjeshtë dhe i qartë. Fillimisht kuptoj biznesin tuaj, shërbimet që ofroni dhe çfarë dëshironi të arrini. Më pas përcaktojmë drejtimin e duhur dhe ndërtojmë një zgjidhje që ka kuptim për objektivat tuaja.

Konsultimi falas

Fillimisht kuptoj çfarë bën biznesi juaj, kujt i shërbeni dhe çfarë objektivash doni të arrini. Kjo ndihmon që çdo hap i mëtejshëm të ketë drejtim të qartë.

Përcaktojmë strategjinë

Pasi kemi qartësi mbi nevojat dhe objektivat, përcaktojmë zgjidhjen e duhur. Kjo mund të përfshijë ndërtimin e website-it, përmirësimin e strukturës ose fokusin te SEO.

implementoj zgjidhjen

Pasi strategjia është e qartë, kaloj në zbatim. Ndërtoj website-in, zhvilloj strukturën, përmirësoj elementët kryesorë dhe kujdesem që çdo pjesë të jetë funksionale, e qartë dhe e menduar për rezultat.

Dorezimi dhe monitorimi

Në fund bëhet dorëzimi i punës dhe kontrolli i gjithçkaje që është ndërtuar. Sipas projektit, procesi mund të vazhdojë me monitorim të performancës, analiza të rezultateve dhe përmirësime të mëtejshme për të mbështetur rritjen tuaj online.