Shërbimet

Ofroj shërbime web, SEO dhe konsulencë dixhitale për biznese që duan të forcojnë prezencën online, të krijojnë më shumë besim dhe të tërheqin më shumë klientë.

Çdo shërbim është menduar për t’ju ndihmuar të ndërtoni një prani të qartë dhe profesionale në internet, me fokus te rezultatet reale për biznesin tuaj.

Si punoj

Procesi im është i thjeshtë dhe i qartë. Fillimisht kuptoj biznesin tuaj, shërbimet që ofroni dhe çfarë dëshironi të arrini. Më pas përcaktojmë drejtimin e duhur dhe ndërtojmë një zgjidhje që ka kuptim për objektivat tuaja.

Konsultimi falas

Fillimisht kuptoj çfarë bën biznesi juaj, kujt i shërbeni dhe çfarë objektivash doni të arrini. Kjo ndihmon që çdo hap i mëtejshëm të ketë drejtim të qartë.

Përcaktojmë strategjinë

Pasi kemi qartësi mbi nevojat dhe objektivat, përcaktojmë zgjidhjen e duhur. Kjo mund të përfshijë ndërtimin e website-it, përmirësimin e strukturës ose fokusin te SEO.

implementoj zgjidhjen

Pasi strategjia është e qartë, kaloj në zbatim. Ndërtoj website-in, zhvilloj strukturën, përmirësoj elementët kryesorë dhe kujdesem që çdo pjesë të jetë funksionale, e qartë dhe e menduar për rezultat.

Dorezimi dhe monitorimi

Në fund bëhet dorëzimi i punës dhe kontrolli i gjithçkaje që është ndërtuar. Sipas projektit, procesi mund të vazhdojë me monitorim të performancës, analiza të rezultateve dhe përmirësime të mëtejshme për të mbështetur rritjen tuaj online.