Njihuni me Sabianin
Unë jam Sabian Zhupa, Web Developer dhe specialist SEO. Punoj me biznese që duan të përmirësojnë prezencën e tyre online, të krijojnë më shumë besim dhe të kthejnë website-in në një aset që ndihmon rritjen e biznesit.
Rruga ime ka nisur nga programimi, por me kalimin e kohës interesi im u zgjerua drejt ndërtimit të website-ve, dizajnit të qartë, eksperiencës së përdoruesit dhe optimizimit për motorët e kërkimit. Kjo më ka ndihmuar ta shoh një website jo vetëm si dizajn, por si një mjet real për të sjellë më shumë kontakte, klientë dhe mundësi për biznesin.
Jam diplomuar në Business Informatics në Epoka University dhe trajnuar ne Impact Education ndërsa aftësitë e mia i kam zhvilluar më tej përmes punës praktike, eksperiencës në projekte reale dhe angazhimit të vazhdueshëm në fushën e web development dhe SEO.
Sot ndihmoj klientë dhe biznese të ndërtojnë website të personalizuara, të përmirësojnë strukturën dhe performancën e tyre online, si dhe të krijojnë një bazë më të fortë për SEO dhe marketing digjital.
Galeria