Ndihmoj Bizneset të Rrisin Klientelën me Website dhe SEO
Përvoja e punës me Sabianin ishte në një nivel shumë të lartë. Qasja e tij ndaj punës dhe njohuritë e tij na ndihmuan të krijonim strategjinë e duhur për rritjen e klientelës.
Adi Lander
Themeluesi i Alandium
Puna me Sabianin na solli qartësi në anën teknike të webit tonë. Ai na tregoi qartë çfarë nuk po funksiononte dhe na dha një udhëzues hap pas hapi për ta përmirësuar.
Vangel Dimo
Themelues i Elite’s Realty Group
U mahnita se sa shpejt faqja e re bëri diferencën. Duket profesionale, i përshtatet markës sime dhe brenda pak ditësh klientë të rinj filluan të më kontaktonin.
Martina Cetaj
Themeluese e MC Aesthetic
Kush është Sabiani
Unë jam Sabian Zhupa, zhvillues web dhe konsulent dixhital. Ndihmoj bizneset të ndërtojnë një prezencë online më profesionale përmes website-ve funksionale, SEO dhe zgjidhjeve digjitale të menduara për rritje. Qëllimi im është të krijoj zgjidhje që jo vetëm duken mirë, por që ndihmojnë biznesin të fitojë më shumë besim, më shumë dukshmëri dhe më shumë klientë.
Arritje
Një website i ndërtuar mirë sjell stabilitet dhe rritje për biznesin.
Eksperienca ime është ndërtuar përmes punës praktike me website, SEO dhe zgjidhje digjitale për biznese që duan të rriten online. Fusha ime kryesore është krijimi i website-ve profesionale, funksionale dhe të përshtatura për çdo pajisje, të menduara jo vetëm për pamje të mirë, por edhe për objektiva reale biznesi.
Përveç zhvillimit web, ofroj strategji dhe optimizim SEO për të ndihmuar bizneset të rrisin prezencën e tyre online dhe të tërheqin trafik më të kualifikuar nga Google. Gjithashtu ofroj konsulencë dixhitale për t’i ndihmuar klientët të marrin vendime më të qarta për drejtimin e tyre online.
Në çdo projekt, i kushtoj rëndësi kuptimit të vizionit të klientit, identitetit të brandit dhe audiencës që ai dëshiron të arrijë. Duke kombinuar dizajn modern, kod të pastër dhe praktika SEO të fokusuara te rezultati, ndërtoj website që krijojnë besim, përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit dhe ndihmojnë në kthimin e vizitorëve në klientë.