Konsulencë Marketingu për Biznese
Ofroj konsulencë marketingu për biznese që duan të kuptojnë pse nuk po marrin rezultatet që presin online. Nga analiza e pranisë suaj digjitale deri te strategjia për SEO, reklama dhe përmbajtje, ju ndihmoj të krijoni një plan të qartë, praktik dhe të përshtatur për objektivat e biznesit tuaj.
Projekte të realizuara
0
+
Vite eksperiencë
0
+
Pse ka rëndësi konsulenca e marketingut
Shumë biznese nuk kanë nevojë menjëherë për më shumë postime, më shumë reklama apo një website të ri. Ajo që u mungon shpesh është drejtimi i qartë. Pa një strategji të menduar mirë, marketingu kthehet në shpenzim pa rezultat. Konsulenca e marketingut ju ndihmon të kuptoni çfarë nuk po funksionon, ku po humbisni mundësi dhe si të ndërtoni një plan më të zgjuar për rritje.
Probleme që ndihmoj të zgjidhen:
Shpenzime të kota në reklama
Kur reklamat nisen pa strategji, pa targetim të saktë dhe pa matje të qarta, buxheti mund të harxhohet shpejt pa sjellë klientë realë apo kërkesa cilësore.
Rrjete sociale pa rezultate konkrete
Të postosh rregullisht nuk mjafton. Kur mungon mesazhi i duhur dhe një plan i qartë, rrjetet sociale kthehen në aktivitet pa ndikim real në rritjen e biznesit.
Prani e dobët në Google
Nëse biznesi juaj nuk është i optimizuar për kërkime, klientët potencialë mund të mos ju gjejnë fare kur kërkojnë shërbimet që ofroni.
Mungesë drejtimi në marketing
Kur nuk ka një plan të qartë, bëhet e vështirë të kuptoni çfarë duhet përmirësuar, ku duhet investuar dhe cilat hapa sjellin vërtet rritje.
Çfarë përfshin konsulenca e marketingut
Konsulenca e marketingut është krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni më qartë çfarë po ju pengon të rriteni online, ku keni mundësi reale për përmirësim dhe cilat hapa duhet të ndiqni më tej. Çdo konsultë fokusohet te zgjidhje praktike që mund të zbatohen sipas biznesit, objektivave dhe buxhetit tuaj.
Analizë e website-it
Shikojmë website-in tuaj për të identifikuar probleme në strukturë, mesazhe, përvojë përdoruesi dhe rrjedhën e konvertimit, në mënyrë që faqja të kthehet në një mjet më efektiv për të sjellë kërkesa dhe klientë.
Strategji SEO
Analizojmë gjendjen aktuale të SEO-s dhe mundësitë për të përmirësuar renditjen në Google, për të rritur trafikun organik dhe për të forcuar prezencën tuaj online.
Konsulencë 1 me 1
Zhvillojmë seanca të personalizuara ku diskutojmë sfidat aktuale të biznesit tuaj, vendosim prioritetet kryesore dhe ndërtojmë një plan më të qartë për rritje.
Strategji për rrjetet sociale
Vlerësojmë mënyrën si po përdorni rrjetet sociale dhe si mund të krijoni një qasje më të fokusuar, që mbështet objektivat e biznesit dhe jo thjesht prezencën online.
Si punoj
Qasja ime në konsulencën e marketingut është e thjeshtë: fillimisht kuptojmë ku ndodhet biznesi juaj sot, më pas identifikojmë problemet kryesore dhe në fund ndërtojmë një plan të qartë për hapat që duhen ndjekur. Qëllimi nuk është t’ju jap këshilla të përgjithshme, por një drejtim praktik që mund ta përdorni realisht për të përmirësuar rezultatet.
Auditim dhe analizë
Analizoj website-in tuaj, SEO-n, reklamat, përmbajtjen dhe praninë tuaj digjitale për të kuptuar çfarë po funksionon, ku po humbisni mundësi dhe cilët faktorë po ju pengojnë të rriteni.
Plan strategjik i qartë
Bazuar në analizën fillestare, ju tregoj prioritetet kryesore dhe ju jap rekomandime konkrete të përshtatura sipas biznesit, objektivave dhe buxhetit tuaj.
Mbështetje sipas nevojës
Nëse keni nevojë, mund të vazhdojmë me konsulenca të tjera, rishikime dhe përmirësime të vazhdueshme, në mënyrë që të mbani fokusin dhe të ecni në drejtimin e duhur.
Pyetjet më të shpeshta
A ofron konsulencë marketingu një herë apo bashkëpunim të vazhdueshëm?
Të dyja. Disa biznese kanë nevojë vetëm për një konsultë strategjike për të kuptuar çfarë duhet përmirësuar, ndërsa të tjerë preferojnë mbështetje të vazhdueshme për të ndjekur zbatimin dhe rezultatet.
A mund të më ndihmosh nëse punoj tashmë me një agjenci marketingu?
Po. Konsulenca e marketingut mund të shërbejë edhe si një vlerësim i jashtëm për të kuptuar nëse strategjia aktuale po funksionon, çfarë mund të përmirësohet dhe ku po humben mundësi.
A e menaxhon ti marketingun për biznesin tim?
Kjo faqe është e fokusuar te konsulenca, pra te analiza, strategjia dhe drejtimi. Në varësi të nevojave, mund t’ju udhëzoj për hapat që duhen ndjekur ose t’ju rekomandoj zgjidhjen më të përshtatshme për zbatimin.