Shërbime SEO
Shërbime SEO profesionale për biznese që duan të dalin në faqen e parë në Google, të tërheqin trafik organik cilësor dhe të kthejnë website-in në një kanal real për gjenerimin e klientëve. Nëse faqja juaj nuk po sjell rezultatet që prisni, unë ju ndihmoj ta përmirësoni strukturën, përmbajtjen dhe performancën SEO për rritje afatgjatë.
Projekte te realizuara
0
+
Vite Eksperiencë
0
+
Pse SEO ka rëndësi për biznesin tuaj
SEO nuk është thjesht të dalësh në Google. Është mënyra si biznesi juaj bëhet më i dukshëm për njerëzit që po kërkojnë realisht shërbimet ose produktet që ofroni. Një strategji e mirë SEO ju ndihmon të tërhiqni trafik më cilësor, të ndërtoni besim dhe të krijoni më shumë mundësi për klientë të rinj.
Më shumë trafik organik
SEO ju ndihmon të tërhiqni vizitorë nga Google pa u mbështetur vetëm te reklamat me pagesë. Kjo krijon një burim më të qëndrueshëm trafiku për website-in tuaj.
Vizitorë me interes real
Njerëzit që kërkojnë në Google zakonisht kanë një nevojë konkrete. Kjo do të thotë se trafiku që vjen nga SEO ka më shumë mundësi të kthehet në kontakt, kërkesë ose klient.
Më shumë besueshmëri online
Kur biznesi juaj shfaqet mirë në rezultatet e kërkimit, perceptohet si më serioz, më profesional dhe më i besueshëm nga klientët potencialë.
Avantazh ndaj konkurrencës
Nëse faqja juaj renditet më mirë se konkurrentët, ju fitoni më shumë klikime, më shumë vëmendje dhe më shumë mundësi për të marrë klientë para tyre.
Çfarë përfshijnë shërbimet SEO
Shërbimet SEO nuk kanë të bëjnë vetëm me disa ndryshime të thjeshta në website. Ato përfshijnë analizë, optimizim dhe strategji të ndërtuar për të përmirësuar dukshmërinë në Google, për të rritur trafikun organik dhe për të sjellë më shumë mundësi reale për biznesin tuaj.
Audit SEO
Analizë e plotë e website-it tuaj për të identifikuar problemet teknike, dobësitë në përmbajtje, strukturën e faqeve dhe mundësitë për përmirësim në Google.
Kërkim i fjalëve kyçe
Përzgjedhje e fjalëve kyçe që klientët tuaj potencialë kërkojnë realisht në Google, bazuar në qëllimin e kërkimit, konkurrencën dhe vlerën që kanë për biznesin tuaj.
SEO On-Page
Optimizim i titujve, heading-ve, përmbajtjes, meta tags, URL-ve dhe lidhjeve të brendshme për ta bërë faqen më të qartë dhe më të fortë për motorët e kërkimit.
SEO Off-Page
Përmirësim i autoritetit të website-it përmes backlink-eve cilësore, përmendjeve online dhe sinjaleve të jashtme që ndihmojnë faqen tuaj të fitojë më shumë besim në sytë e Google.
SEO Teknike
Përmirësim i elementeve teknike të website-it si shpejtësia, përdorimi në mobile, indeksimi, crawlability dhe struktura e përgjithshme, që Google ta lexojë dhe kuptojë më mirë faqen tuaj.
SEO Lokale
Optimizim për kërkime lokale, që biznesi juaj të ketë më shumë shanse të shfaqet kur dikush kërkon shërbime në zonën ku operoni.
Si punoj
Çdo projekt SEO ka nevoja të ndryshme, prandaj puna ime nis gjithmonë me kuptimin e biznesit tuaj, objektivave dhe gjendjes aktuale të website-it. Qëllimi është të ndërtojmë një strategji të qartë SEO që ka kuptim për tregun ku operoni dhe për rezultatet që doni të arrini.
Kuptoj biznesin dhe objektivat tuaja
Nisim me një bisedë për të kuptuar shërbimet që ofroni, klientin që doni të tërhiqni, tregun ku operoni dhe sfidat që po hasni aktualisht online.
Analizoj website-in dhe prezencën tuaj online
Shikoj strukturën e faqes, përmbajtjen, performancën teknike dhe mënyrën si jeni pozicionuar aktualisht në Google, për të identifikuar problemet dhe mundësitë kryesore.
Ndërtoj strategjinë SEO
Bazuar në analizë, krijoj një plan të qartë me hapat që duhen ndjekur për të përmirësuar renditjen, trafikun organik dhe performancën e përgjithshme të website-it.
Optimizim dhe përmirësim i vazhdueshëm
SEO nuk është një veprim i vetëm. Website-i monitorohet, përmirësohet dhe optimizohet vazhdimisht për të ndërtuar rezultate më të forta dhe më të qëndrueshme me kalimin e kohës.
Pyetje të shpeshta rreth shërbimeve SEO
Çfarë janë shërbimet SEO?
Shërbimet SEO përfshijnë optimizimin e website-it tuaj për ta bërë më të dukshëm në Google. Kjo mund të përfshijë analizën e faqes, kërkimin e fjalëve kyçe, optimizimin e përmbajtjes, përmirësimet teknike dhe ndërtimin e autoritetit online.
Pse i duhen biznesit tim shërbime SEO?
Nëse klientët tuaj kërkojnë në Google për shërbimet ose produktet që ofroni, atëherë SEO ju ndihmon të shfaqeni para tyre. Kjo do të thotë më shumë dukshmëri, më shumë trafik organik dhe më shumë mundësi për kërkesa apo klientë të rinj.
Sa kohë duhen për të parë rezultate nga SEO?
SEO është një proces afatmesëm dhe afatgjatë. Në varësi të website-it, konkurrencës dhe gjendjes aktuale, përmirësimet e para mund të shihen brenda pak muajsh, ndërsa rezultatet më të forta ndërtohen gradualisht me kohën.